Banorët e Dragashit mobilizohen për ta larguar borën

DragashPostuar: 14:43 / 10.01.2019

Në fshatin Kosavë të Opojës në Komunën e Dragashit fshatarët kanë marrë lopatat dhe kanë hapur rrugën e fshatit. Njëjtë kanë vepruar edhe banorët e fshatit Zaplluxhe të kësaj treve të cilët në mënyrë të organizuar kanë pastruar rrugët.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mospastrimit të rrugëve në mënyrë efektive nga kompania kompetente e angazhuar ana e autoriteteve komunale. Banorët kanë thënë se po ndjehen të harruar nga autoritetet shtetërore.

Shembull i njëjtë po ndiqet edhe në disa fshatra të tjerë të zonës.

Ndërsa në fshatin më të madh të Opojës/Dragashit, Bresanë, për shkak të defektëve në ujësjellësin e instaluar muaj më pare, këto ditë banorët janë ankuar se kanë mbetur totalisht pa ujë, pavarësisht se nëpër fshat kalon lumi me përplot ujë.