Familjari i pacientit nga Dragashi i drejtohet publikisht Institutit: Jemi në ankth, ejani na testoni

DragashPostuar: 15:02 / 29.04.2020

Një familjar i pacientit nga Dragashi që u infektua me COVID-19 në Prizren i është drejtuar publikisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që t’i testojë të gjithë familjarët. Ai po thotë se janë në ankth në pritje që të testohen, por askush nuk po merret me ta.

Ai po thotë se familjari i tij e ka marrë virusin në repartin e hemodializës në Prizren, ndërkaq tani është në Klinikën Infektive të QKUK-së duke u trajtuar për COVID-19.

“Ftesë publike IKSHP të Kosovës! Pasi familjari ynë në repartin e hemodializës në Prizren në vend të shërimit e morri infektimin me KV-19 ku për momentin është në klinikën infektive në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ne familjarët dhe shumë individë tjerë raste kontakti jemi në vetizolim, por që nga 23 prilli IKSHPK nuk e merr mundin që neve familjarëve dhe rastet tjera të kontaktit të na e kryej testin”, ka thënë ai.

Ai thotë se e tërë familja është në ankth, në pritje të testimeve për COVID-19.

“Të gjithë ne jemi në ankth, në pritje të testit! Deri sa komunat tjera jan të favorizuara,privilegjuara në përparësinë për testime, komunën e Dragashit e kanë lënë pas dore si të mos ishim pjesë e Kosovës!”. ka thënë ai.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.