Afër 200 parkingje tek "Bashkimi i Qytetit" në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:55 / 21.09.2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jenë të gatshme edhe 200 parkingje në qytetin e Ferizajt.

Sipas tij, kjo do ta shkarkojë ngarkesën e qarkullimit rrugor dhe parkimit të automjeteve.

"Shumë shpejt gati, afro 200 parkingje për vetura në zemër të qytetit. Afro 200 vendparkingje për vetura, së shpejti do të mund të shfrytëzohen nga ferizajasit, nën kurrizin e shëtitores së nënkalimit kryesor "Bashkimi i Qytetit", të cilat padyshim do ta shkarkojnë ngarkesën e qarkullimit rrugor e heqin përfundimisht brengën e ferizajasve apo vizitorëve të Ferizajt, për ta lënë në parking të sigurt, veturën e tyre", ka shkruar Aliu në Facebook. /InfoKomuna/