PZAP-i refuzon ankesën e PDK-së në Ferizaj

FerizajPostuar: 14:52 / 01.11.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Ferizaj, e cila pretendonte se në rezultatin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk figurojnë disa vota. Kështu, PZAP-i e ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për të parin e Komunës së Ferizaj, Agim Aliu.

“Refuzohet i pabazuar apeli Anr.722/2021 i datës 29.10.2021, i paraqitur nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK)-dega në Ferizaj, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 2858/2021 të datës 28.10..2021, për shkak të mospërputhjes së votave të kandidatit për kryetar komune-Ferizaj, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, është thënë në vendimin e PZAP-it.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Agim Aliu nga PDK-ja ka marrë 30 mijë e 627 vota, apo 62.38 për qind.

Vendimi i plotë i PZAP-it: KËTU

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...