Nis rregullimi i varrezave në Kizhnarekë

GllogocPostuar: 12:02 / 08.06.2021

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton se është duke vazhduar në realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.

Në kuadër të projekteve për mirëmbajtje, kanë filluar punimet për realizimin e projektit për rregullimin e varrezave në fshatin Kizhnarekë, ku ne kuadër të realizimit të këtij projekti, është duke u bërë rrethoja e varrezave.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, do të vazhdoj në realizmin e projekteve në rrethojën e varrezave edhe në lokalitete të tjera gjatë këtij viti. /InfoKomuna/