Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Fushë KosovëPostuar: 15:22 / 14.07.2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton se një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë për disa orë.

Kjo për shkak të punimeve teknike nga kontraktorë të NH" Ibër Lepencit" dhe ngritjes së turbullirës në kanalin e Ibrit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00-16:00, një pjesë e Fushë Kosovës nuk do të marrin furnizim me ujë të pijshëm si rezultat i pamundësisë për trajtim optimal në  Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, si shkak i punimeve teknike nga kontraktorë të NH" Ibër Lepencit" dhe ngritjes së turbullirës në kanalin e Ibrit.

Po ashtu, rezultat i kësaj ndërprerje është edhe shpenzimi enorm i ujit.

Shpresojmë që situata do të stabilizohet shpejt duke kërkuar përdorim të drejt të ujit në kohën me temperatura të larta! /InfoKomuna/