Gjini: Në katër vitet e ardhshme do të sjellë e linjën hekurudhore në Gjakovë

GjakovëPostuar: 15:38 / 23.09.2021

Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, nga radhët e partisë së AAK-së, ka shpalosur planin për Gjakovën në 4 vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se pikat kryesore të planit të tij përfshijnë Ekonominë, Sigurinë e përgjithshme, Bujqësinë, Arsimin, Kulturën, Rininë, Sportin dhe Rekreacionin, Infrastrukturën, Urbanizmin dhe Mjedisin.

Ardian Gjini ne planin e tij për ekonominë ka thënë “Në katër vitet që vijnë do ta intensifikojmë edhe më tepër bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe bizneseve dhe do të vazhdojmë të kemi qasje të pastër, të sinqertë dhe me korrektësi të plotë ndaj çdo ndërmarrësi.

Në fazën në të cilën po hyjmë, do ta riaktivizojmë Këshillin Publiko-Privat të pauzuar nga pranvera e vitit 2020 për shkak të pandemisë. Ngrohtoren e vjetër të qytetit do ta shndrrojmë në qendër të konferencave dhe të zhvillimit të biznesit.

Do të vazhdojmë t’i rrisim subvencionimet për bizneset e vogla.

Plani i ri zhvillimor i komunës së Gjakovës krijon mundësi për koncentrimin e veprimtarive të caktuara ekonomike në zona të veçanta.

Fokusi kryesor i zhvillimit ekonomik në katër vitet e ardhshme do të jetë sjellja e linjës hekurudhore në Gjakovë.”

Tutje ai ka treguar edhe për planin që e përfshinë Infrastrukturën, Urbanizmin dhe Mjedisin ku ka thënë se “Gjatë katër viteve që po i lëmë pas, në komunën tonë janë shtruar ose rishtruar afro 300 kilometra rrugë. Në vitin 2022 ne synojmë që ta përmbyllim plotësisht infrastrukturën rrugore në komunë.

Në vitin 2022 Komuna e Gjakovës do t’i ketë të përmbyllura plotësisht tri nga katër nevojat themelore infrastrukturore; rrugët, ndriçimin dhe ujin e pijes.

Gjatë dy viteve që vijnë tranziti i vjetër do të shndërrohet në njërën nga avenytë më të bukura dhe më funksionale në Kosovë dhe më gjerë.

Për vitin e ardhshëm e kemi buxhetuar hartimin e planit rregullues për pikën turistike Maja e Kunorës.

Për katër vite do të investojmë 1 milion euro në ndërtimin e parqeve dhe miniterreneve sportive nëpër fshatra.”

Aian Gjini ka plane edhe për Kulturën, Rininë, Sportin dhe Rekreacionin ku tregoi se “Gjatë katër viteve që vijnë, fokusi i komunës do të jetë hapja e shtigjevedhe zbulimi i monumenteve antike në territorin e komunës sonë. Përmes fondeve të bashkëfinancimit bashkë me QRTK do t’ia zbulojmë botës kështjellat antike të Gjakovës.

Komuna e ka buxhetuar përfundimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit. Është hartuar projekti për ndërtimin e fushës prfesionale të atletikës në Rrypaj. Ky projekt do të përfundoj në vitin 2023.

Është gjetur lokacioni dhe është dhënë urdhëresa për ndërtimin e pishinës olimpike.

Fushat e tenisit, një projekt i nisur në vitin 2017 me shumë defekte do të përfundoj shumë shpejt me fondet shtesë që i ka ndarë komuna. Jemi në hulumtim të lokacionit edhe për stadiumin e tenisit.

Do të rritet subvencionimi i organizatave rinore në 60%.” /Media Ndërtimi/