Haliti: Me qeverisjen komunale u mundësua avancim dhe zhvillim

VitiPostuar: 16:22 / 20.09.2021

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se me qeverisjen komunale u mundësua avancim dhe zhvillim, duke i dhënë përparësi aseteve natyrore, siç është Morava, por edhe shumë atraksione tjera sportive.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se së bashku për një qytet të pastër e të zhvilluar.

Postimi i plotë

Gjatë këtij mandati, si projekt i veçantë ishte edhe lumi Morava.

Pastrimi i tij, e përroskave tjera, ua dha mundësinë bujqve, për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.

Falë qeverisjes sonë komunale, kjo pjesë le që ka shpëtuar nga vërshimet, por edhe është bërë rekreacion për qytetarët e Vitisë.

Pra me qeverisjen tonë, u mundësua avancim dhe zhvillim, duke i dhënë përparësi aseteve natyrore, siç është Morava, por edhe shumë atraksione tjera sportive.

Së bashku për një qytet të pastër e të zhvilluar.