Hani i Elezit diskuton për situatën me COVID-19

Hani i ElezitPostuar: 14:18 / 07.04.2020

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me vetëm një pike të rendit të ditës: Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit.

Lidhur me gjendjen rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit para këshilltarëve raportoi Kryetari i Komunës Rufki Suma.

Kryetari Suma tha se Komuna e Hanit të Elezit me marrjen e vendimit për shpalljen emergjente të shëndetit publik dhe vendimeve para shpalljes së gjendjes emergjente nga Qeveria e Kosovës është duke i respektuar në vazhdimësi të gjitha vendimet që dalin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Është emëruar shtabi komunal për menaxhimin e situatës me Covid -19 për Komunën e Hanit të Elezit, me akterët relevantë për menaxhim të situatës ku janë përfshirë: DSHMS, QKFM, QPS, Inspektoria Sanitare dhe Mjedisit, DKA, DSHP, Policia e Stacioni, Policia Kufitare, Policia e Vijës së Gjelbër, Përfaqësues i bizneseve, Bashkësia Islame, KVRL, shtab i cili kryesohet nga Kryetari i Komunës.

Komuna po vazhdon të shërbej për qytetarët e saj por ka reduktuar dukshëm stafin administrative në dhënien e shërbimeve. Punëtorët e administratës komunale janë të pajisur me material apo pajisje personale për mbrojtje nga Covid-19.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka kujdestaruar 24 orë në pikën kufitare të qarkullimit të udhëtareve dhe në pikën doganore të qarkullimit të mallrave me 3 ekipe, ku për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe QO kanë koordinuar orarin edhe me qendrat tjera si nga Kaçaniku, Vitia, Ferizaj, Obliqi,Gjilani, Prishtina, Shtimja të cilat kanë mbajtur orarin nga 15:00-23:00 dhe nga 23:00-07:00, ndërsa orarin nga 07:00-15:00 e kanë mbajtur stafi i QKMF -Hani Elezit.

Për momentin kemi 4 mjek vullnetar 3 nga ta po e mbajnë orarin e kujdestarisë nga ora 23:00-07:00 dhe i është në njërën prej ekipeve ne orar tjetër.

Komuna ka identifikuar të gjithë të kthyerit në Kosove fillimisht nga vendet epidemike e pastaj gjithë të huaj që kane hyrë në Kosovë, janë kontrolluar nga ekipi mjekësor që kujdestaron në pikat kufitare dhe atë doganore janë rekomanduar për vetëkarantinë pasi që nuk paraqitur simptoma të covid-19, chek listat dhe rekomandimet jane përcjell menjëherë në IKPSHK. Të identifikuarit janë vizituar nga ekipet mjekësore të terrenit në shtëpi dhe janë mbajtur në kontrolle nga Policia e Kosovës.

Pas marrjes se vendimit nga Qeveria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë përcjellë për karantine të gjithë udhëtarët që kanë kaluar kufirin nga Maqedoni –Kosove, vlen të theksohet se 10 persona që pas ardhjes nga Italia, Zvicra, Hungari janë udhëzuar për karantinim veçse i kanë bërë 14 ditë në karantinë dhe pas kontrolleve të vazhdueshme ata janë mire dhe nuk kane pasur simptoma të virusit.

Gjithsej nga data 01.03.2020 deri me 31.03.2020 në pikën kufitare dhe atë doganore nga ekipet mjekësore janë kontrolluar 3485 individë.

Ndërsa nga data 01.04.2020 deri me 05.04.2020 janë kontrolluar 874 udhëtarë. Gjithsej nga data 01.03.2020 deri me 05.04.2020 janë kontrolluar 4359individë.

Me Vendimin e Qeverise nga data 14.03.2020 në bashkëpunim me QO të MSH dhe IKSHP të gjithë udhëtarë që kalojnë kufirin detyrohen të përcillen për karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Nga data 14.03.2020 deri më 31.03.2020 janë përcjellë për karantinë 41 udhëtare.
Nga data 01.04.2020 deri më 05.04.2020 58 udhëtarë nga këto 7 për karantine dhe 51 për në Aeroportin Adem Jashari – Prishtine.

Është kryer dhe vazhdon të kryhet dezinfektimi i objekteve shëndetësore dhe objektet të tjera publike.

Janë inspektuar në vazhdimësi gjitha furrat e bukës barnatoret, markete ushqimore, për pajisjen e punëtoreve me dorëza dhe maska, dezinfektimi të lokaleve, dhe shenjëzimin për mbajtjen e distancës mes blerësve.

DSHMS ne Bashkëpunim me MSH dhe OFK ka filluar nga dt 29.03.2020 kujdestaritë e barnatoreve nga ora 17:00-06:00.

Eshte vendosur dhe tenda para objektit të QKMF për triazhim te rasteve qe dyshohet se kanë simptoma te virusit Covid-19. Andaj nga data 06.04.2020 te gjithë pacientët do te traizhohen në tendën e vendosur para objektit.

Kryetari I Komunës Rufki Suma tha se për të përballuar këtë krizë kemi pas ndihmë edhe nga donator të ndryshëm të cilët I falënderojmë në emër të komunës së Hanit të Elezit.
Ata janë:
1. Viva Fresh, përmes kryqit të kuq, ---100 thasë miell dhe pako ushqimore
2. Elkos-ETC----------------100 thasë miell, 2 lëngje, 2 qumësht
3. Komuna -----------------------------------100 pako ushqimore
4. Fondacioni “Labinot Tahiri”-------------100 pako ushqimore dhe higjienike
5. Shqiptarët për Shqiptarët (Elvis Naqi) në bashkëpunim me shoqatën Bereqeti dhe B.Islame 300 thasë miell nga 25 kg
6. Alba Group -------------40 pako ushqimore dhe higjienike
7. Kryqi i kuq 20 pako ushqimore, higjienike dhe 20 thasë miell nga 25 kg.
8. UNICEF-i ------------------------------175 pako higjienike

Të gjitha këto ndihma komuna e Hanit të Elezit ua ka dorëzuar përfituesve në shtëpitë e tyre për të mënjanuar grumbullimin e tyre.

Ndërsa për të përballuar këtë gjendje kryetari I Komunës Rufki Suma propozoi që edhe komuna e Hanit të Elezit të ndaj mjete në vlerë prej 10.000 euro, propozim ky që u miratua njëzëri.

Të gjithë kryesuesit e grupeve të këshilltarëve të kuvendit të komunës i dhanë përkrahje kryetarit Suma në angazhimin e komunës së institucion për të marrë të gjitha aktivitetet e nevojshme që kjo pandemi të përballohet me sa më pak pasoja në Komunën e Hanit të Elezit.