Hani i Elezit shpërblehet me 42 mijë euro për performancë për mjedis të pastër

Hani i ElezitPostuar: 15:47 / 17.11.2021

Komiteti Drejtues i Grantit të Performancës "Mjedis i Pastër" ka përfunduar procesin final të vlerësimit të komunave për raundin e tretë të Grantit të Performancës - Mjedisi i Pastër në Republikën e Kosovës.

Granti i Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur Komunën e Hanit të Elezit në mesin e komunave përfituese të grantit për mjedis të pastër në vlerën prej 42.811.00 euro.

Vlerësimi i grantit të performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. /InfoKomuna/