Misioni i OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Hanit të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 16:35 / 15.05.2020

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim, Leonid Markaryan, drejtor i Zyrës për Komunitete pran UNMIK-ut i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e Markaryan kishte për qëllim që në emër të Zahit Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Misioni i OKB-së në Kosovë të kontribuojnë me një donacion prej 50 pakove ushqimore dhe 40 pako Higjienike në ndihmë familjeve më të prekura nga pandemia e Korona Virusit.

Takimi ishte rast që kryetari Suma të njoftoi mysafirët mbi zhvillimet aktuale në komunë, e në veçanti me sfidat e pandemisë me Korona virus.

Kryetari Suma tha se që nga 10 Prilli kur është regjistruar rasti i parë, në komunën e Hanit të Elezit kanë pasur shtatë raste të prekur me virus.

"Mirëpo, fatmirësisht kemi arritur që këtë vatër të infektimit ta lokalizojmë dhe ta menaxhojmë ashtu që sot nuk kemi as një rast pozitiv. Por gjithsesi se kjo situatë ka rënduar shumë familje dhe me ndihmën e shumë donatorëve kemi arrit që të ju dalim në ndihmë dhe këtë krizë ta kalojmë me sa më pak pasojë", tha ai.

"Në këtë drejtim edhe ndihma e Misionit të OKB-së në Kosovë është e mirëseardhur dhe në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe familjeve përfituese ju falënderojmë", tha kryetari Suma. /InfoKomuna/