VV qendra në Istog: Roli i grave esencial në përparim e ndryshim

IstogPostuar: 16:45 / 21.09.2021

Kandidatet për Kuvendin Komunal në Istog nga radhët e Vetëvendosjes, Lavdije Bujupaj, Floriana Maxharraj, Rrezarta Bytyçi, Beslinda Bekaj, Fjolla Fetahaj dhe Blerta Kajtazaj, vizituan dhe u mirëpriten nga Serbeze Bujupaj, e cila është pronare e kafeterisë "Lady Late" në Istog, ku diskutuan për hallet, problemet e shqetësimet e përbashkëta që kanë si gra e vajza.

"Roli i grave dhe vajzave është esencial në secilin aktivitet, sepse vetëm me përfshirjen e secilës e secilit garantohet përparimi e ndryshimi, për të cilin kemi nevojë në qytetin tonë e në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes në Komunën e Istogut", thuhet në njoftimin e VV-së qendra a në Istog./InfoKomuna/