Juniku kërkon përmirësim të infrastrukturës shkollore, shikohen mundësitë përmes fondeve të IPA-s

JunikPostuar: 13:54 / 31.10.2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka takuar kryetarin e Junikut, Agron Kuçi, i cili ka paraqitur nevojën për përmirësimin dhe zgjerimin i infrastrukturës shkollore.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se do të shikohen mundësitë e përfitimit nga fondet e IPA-s, për zgjerimin e infrastrukturës shkollore në këtë komunë.

Postimi i plotë i Bytyqit:Sot prita në takim kryetarin e komunës së Junikut, z. Agron Kuçi, me të cilin biseduam rreth zhvillimeve në arsim në këtë komunë, si dhe nevojën për bashkëpunim edhe më të madh, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Nga kryetari Kuçi u njoftova me nevojat që ka arsimi në komunën e Junikut, me theks të veçantë përmirësimi dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore.MAShT do të shikojë të gjitha mundësitë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Junikut dhe kudo tjetër në Kosovë, ku gjendja nuk është e mirë, dhe për këtë do të shikohen mundësi të tjera bashkëpunimi me donatorë, përkatësisht mundësitë e përfitimin nga fondet e IPA-s për Kosovën.