Komuna e Kaçanikut përkrah veprimtaritë prodhuese

KaçanikPostuar: 13:15 / 18.05.2020

Në kuadër të lehtësirave për funksionimin sa më të mirë të bizneseve, Komuna e Kaçanikut, ka rregulluar infrastrukturën rrugore me shtresë zhavori që shpie deri tek ndërmarrja “ Biofruti” në Kaçanik të Vjetër.

Ky projekt është realizuar në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve lokale. Projekti është realizuar në kuadër zotimeve dhe gatishmërisë së komunës për të krijuar lehtësira në zhvillimin e biznesit në komunën tonë sidomos në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Me këtë rast Kryetari Besim Ilazi tha se institucionet komunale do të jenë gjithmonë afër bizneseve dhe ndërmarrjeve që kanë për qëllim zhvillimin e vendit dhe uljen e papunësisë. /InfoKomuna/