Vjedhja e drunjëve në Kaçanik, Policia me aksion

KaçanikPostuar: 09:34 / 08.09.2021

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ "Mbrojtja e pyjeve 2021", lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjve.

Në kuadër të këtij aksioni, policia për disa ditë radhazi, ka hasur në persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e Kaçanikut.

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar : 9 kamion, 6 automjete xhipa të modifikuar, 1 automjet furgon, 4 automjete pikap dhe një traktor. Janë konfiskuar 130 metra drunj. Gjithashtu janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata , zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e drunjve.

Ndërsa, janë shoqëruar 22 persona të dyshuar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve, si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht
drunj, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...