Në "Ditën e pastrimit të botës" pastrohen deponitë e mbeturinave në Kamenicë

KamenicëPostuar: 16:38 / 21.09.2021

Me rastin e 18 Shtatorit “Dita e pastrimit të botës”, në Komunën e Kamenicës është bërë pastrimi i disa deponive të mbeturinave në afërsi të qytetit dhe në fshatin Berivojcë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, përkatësisht nga Sektori i Menaxhimit të mbeturinave.

Gjithashtu, grupe vullnetarësh nga Handikos, kanë bërë pastrimin e Parkut të qytetit dhe hapësirave të tjera përreth.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia aksioni është bërë në grupe të vogla duke i respektuat masat anti covid./rajonipress/