Komuna e Klinës filloi ndarjen e mjeteve financiare për foshnjat e porsalindura

KlinëPostuar: 13:13 / 16.03.2021

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka takuar sot, z. Qlirim Zeneli nga fshati Bokshiq, komuna Klinë, i cili është bërë prind për herë të parë dhe është përfituesi i parë i mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur që tash e tutje do të ndahen nga komuna.

Kryetari Elezaj uroi z. Zeneli për fëmijën duke i uruar shëndet dhe theksoi se shpresojmë që kjo vlerë të ndihmojë sadopak në plotësimin e nevojave themelore për foshnjën.
Z. Zeneli është personi i parë në Komunën e Klinës që ka përfituar nga ndarja e mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur. Ndarja e këtyre mjeteve bëhet mbi bazën e vendimit të Kuvendit të Komunës së Klinës, ndërsa paguhen nga subvencionet e zyrës së Kryetarit të Komunës.

Kryetari Elezaj ka ftuar të gjithë prindërit që kanë fëmijë të porsalindur nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi që të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentet përcjellëse në komunë dhe të jenë përfituesit e radhës.

Sipas vendimit të Kuvendit, Komuna e Klinës do të paguajë prindërit nga 180 euro për fëmijën e parë, 200 euro për fëmijën e dytën dhe 250 euro për fëmijën e tretë dhe fëmijët tjerë.