Komuna e Fushë Kosovës apel banorëve të fshatit Henc: Mos e konsumoni ujin e puseve

Fushë KosovëPostuar: 10:18 / 09.11.2021

Komuna e Fushë Kosovës u ka bërë apel banorëve të fshatit Henc që mos ta përdorin për konsum ujin e puseve.

Siç thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës, IKShPK-ja ka marrë mostrat e ujit të puseve për analiza kimiko-bakterologjike, "prandaj ju bëjmë apel qytetarëve që të mos e përdorin këtë ujë për pije deri në shpalljen e rezultateve nga IKShPK".

"Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin web-faqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKShPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/