Komuna e Hanit të Elezit përmirësohet me 85% në rezultatet e gradimit

Hani i ElezitPostuar: 14:56 / 19.11.2021

Projekti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë prezenton Rezultatet e Gradimit të Komunës së Hanit të Elezit

Në takimin përmbyllës të këtij projektit Jeton Cana nga USAID-i, znj.Afërdita Mekuli: drejtor i projektit të USAID Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse si dhe z. Agim Salihu zv.

Drejtor i projektit USAID TEAM si dhe Avni Sahiti, e njoftuan Kryetarin e Komunës, Rufki Suma se që nga kryerja e vlerësimit fillestar në vitin 2019, Komuna e Hanit të Elezit është përmirësuar me 85%, duke shënuar 46 pikë në vlerësimin fillestar, ku komuna është përmirësuar në 77 pikë në vitin 2020, dhe më pas në 84,38 pikë në vlerësimin e kryer në shtator 2021.

Ky raport bazohet në rezultatet e Mjetit për Matjen e Gatishmërisë për Gradim që përfshinë matje sasiore dhe cilësore të arritjeve. Projekti për të matur performancën e komunave ka përdorur 12 tregues (të paraqitur në seksionet e metodologjisë) që mbulon tri fushat kryesore: prokurimin publik, auditimin, menaxhimin e financave publike dhe transparencën.

Ata vlerësuan lartë angazhimin dhe profesionalizmin e zyrtarëve të angazhuar në këtë rezultat duke e radhitur komunën e Hanit të Elezit ndër komunat më të mira  nga 15 komuna në kuadër të këtij projekti. /InfoKomuna/