KQZ-ja s`obligohet t'i njoftojë kandidateët të pezullojnë punën në institucione

Postuar: 15:07 / 20.09.2021

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ)në mbledhjen e sotme kanë ngritur si çështje se KQZ nuk e ka për obligim t’i njoftojë kandidatët për zgjedhje lokale, qoftë për kryetarë të komunave, apo edhe për asamble të cilët janë pjesë e administratës publike për pezullim të punës deri në certifikim të rezultateve. Madje u tha se nëse nuk respektohet ligji për zyrtarët publikë, këta persona do bien ndesh me ligjin për konflikt me interesin.

Kryeshefi i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Yll Buleshkaj ka njoftuar i kanë drejtuar ministrisë së Punëve të Brendshme kërkesë për interpretim të ligjit për zyrtarët publik lidhur me zyrtarët që punojnë në administratën publike janë pjesë e garës në zgjedhjet lokale.

“Ne kemi kërkuar nga ministria përgjegjëse për administratë publike që të na interpretoj çështjen e qytetarëve zyrtarëve publik që të kërkojnë që ta bëjnë pezullimin e detyrës së detyrës në kuadër të ligjit për zyrtarët publik”, tha ai.

Anëtari I KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani thotë se ky interpretim duhet të bëhet nga vetë institucionet e jo KQZ të bëhet patericë e tyre sepse nuk është kompetencë e KQZ-së.

“Ne jemi marr vesh që nuk jemi patericë e asnjë institucioni tjetër kjo është çështje që është dashur të interpretohet nga institucionet tjera dhe tu japim përgjigje atyre që janë të interesuar për këtë temë, e kuptoj iniciativën tuaj sepse edhe unë personalisht dhe gjithë anëtarët kanë pyetje për këtë interpretim por I kam drejtuar tek institucionet përkatëse sepse përgjigjet mirret ku ata punojnë“, tha ai.

E panevojshme kjo kërkesë u konsideruar edhe LDK, ky Florian Dushi tha se çështja se personat që janë në garë në zgjedhjet lokale se a duhet ta pezullojnë detyrën në institucionet publike apo jo kjo nuk është çështje e KQZ-së.

“Nuk është çështje as e KQZ-së dhe as Zyrës dhe duhet ta kemi parasysh një fakt edhe tejkalimi I autorizimi është keqpërdorim nuk është çështje e jona nëse ata duhet të marrin pushim është çështje e institucioneve ku ata janë të angazhuar çka ndërlidhet me neve rreth këtyre kandidatëve është nëse të njëjtit kanë plotësuar kriteret për certifikim dhe ne i kemi certifikuar”, theksoi ai.

Ndërsa, kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi kërkesën e Buleshkajt drejtuar ministrisë së Punëve të Brendshme e ka konsideruar të paarsyeshme.

Sipas tij KQZ nuk e ka për obligim t’i njoftoj kandidatët se nëse nuk e pezullojnë punën e tyre në institucionet publike bëjnë vepër penale.

“KQZ nuk e ka asnjë obligim ndaj asnjë kandidati për t’i treguar se a duhet me iu pezullua detyra apo jo secili institucion prej nga vijnë ata kandidat janë të obliguar me respektuar ligjin në anën tjetër mos harroni se ekziston atje në Kodin Penal një vepër penale e konfliktit të interesit e nëse secili prej tyre e ndërmerr këtë veprim edhe nuk heq dorë dhe nuk e njofton institucionin e vetë e kryen veprën penale të konfliktit të interesit. KQZ nuk e ka obligim me i thënë kandidatit ose me i jep përgjigje ose zotëri Bulekshaj Ministria e Aministatës Publike nuk na e interpreton neve ligjin. Ligjin e interpreton gjykata, ne jemi zbatues të ligjit dhe nuk e shoh të arsyeshme kërkesën e Zyrës” , u shpreh ai.

Gjatë kësaj mbledhje, Arianti Elshani anëtari i KQZ-së nga PDK tha se nga dita e enjte kur ka nisur edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë raportuar vetëm 51 tubime politike. Duke e konsideruar të vogël si shifër Elshani ka ngritur dyshimet se tubime politike që po mbahen nga partitë nuk po raportohen andaj ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile që ta njoftoj KQZ-në dhe PZAP.

“Sipas raportit janë mbajtur 51 tubime politike duke respektuar rregullat zgjedhore, unë së paku dyshoj në këtë numër kaq të vogël të subjekteve politike që kanë mbajtur tubime politike që kanë njoftuar KKZ-të andaj ftoj edhe qytetarët por edhe shoqërinë civile që të identifikoj dhe të njoftohen me secilin tubim dhe të njëjtin ta lajmëroj edhe në KQZ por edhe në PZAP. E para ne e dimë që këto tubime politike nëse respektohen masat e COVID-it rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe e dyta duhet të njoftohet edhe Policia për këto tubime politike që mbahen dhe të mos kemi ndonjë incident në komunat përkatëse”, theksoi ai.

Kryeshefi i Sekretariati të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se kanë identifikuar Fakultetin e Edukimit si qendër të vaksinimit për të gjithë qytetarët që votojnë në sallën “1 Tetori” pasi tashmë kjo palestër sportive po shfrytëzohet për vaksinim të qytetarëve.

Ai tha se kanë dërguar kërkesë për këtë lokacion në Rektorat të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” por që ende nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

Në këtë mbledhje të KQZ-së u miratua edhe rekomandimi për akreditimin e 6 mijë e 663 vëzhgues në zgjedhjet lokale të 17 tetori.