Kryetari i Deçanit siguron banorët për ujin duke e pirë vetë

DeçanPostuar: 10:35 / 21.07.2021

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka siguruar banorët e kësaj komune se uji në këtë komunë është i pastër dhe i sigurt.

Ramosaj, në një intervistë në programin e mëngjesit në KTV, ka thënë se ka shkuar dhe do të vazhdojë të shkojë vetë të pijë ujë në fshatrat nga ku rezultuan shumë banorë të helmuar, e që fillimisht dyshohej se kjo ka ardhur si pasojë e ujit të kontaminuar.

Analizat e ujit ishin goxha “kontradiktore”, disa dolën mirë, disa në kufij të së lejuarës e disa me baktere, por Ministria e Shëndetësisë pati paralajmëruar se do të dërgojë disa mostra për analiza edhe jashtë vendit.

Rreth 2.000 qytetarë të Deçanit, javën e shkuar, kërkuan ndihmë mjekësore dhe të gjithë kishin simptomat e helmimit.

Ramosaj thotë se qytetarët duhet të kthejnë besimin në kompaninë e ujësjellësit Hidrodrini dhe të përdorin ujin. Ai thotë se “garancë” do të futet vetë.

“Në 12 fshatra që kanë qenë më të prekur kemi shpërndarë ujë. Tash jemi në një kampanjë që me i bind banorët se uji është i pijshëm, edhe sipas analizave të Institutit. Unë kam provuar këto 2-3 ditë me pi këtë ujë personalisht vetë. Është një kampanjë që banorëve duhet me ua kthyer besimin. Ka qenë kujdes i shtuar edhe nga Hidrodrini se uji është me parametra normal dhe me cilësi të mirë”, ka thënë Ramosaj.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.