Këshilli i Drejtorëve në Pejë diskuton për raportin e shpenzimeve për tremujorin e fundit

PejëPostuar: 11:06 / 19.10.2021

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve në këtë komunë.

Siç thuhet në njoftim, Këshilli i Drejtorëve, fillimisht e uruan për mandatin e tretë, pastaj kanë diskutuar për mbajtjen e takimit të Kuvendit Komunal të Pejës, në fund të muajit tetor, Raportin e shpenzimeve për tremujorin e fundit, Planin e Integritetit, aktivitetet e prokurimit etj.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme./InfoKomuna/