Kusari-Lila: Gjakova qendër e kreativitetit, inovacionit dhe industrisë

GjakovëPostuar: 15:43 / 23.09.2021

Mimoza Kusari-Llila, kandidate për Kryetare të Komunës së Gjakovës, nga rradhët e partisë së LVV-së, shpalosi programin qeverisës për Komunën e Gjakovës.

Në një intervistë për TV Syri Vision, Kusasri-Lila, tha që në vitin e parë do e organizojnë një konferencë me investitorët, ku do të ofrohen dy forma të bashkëpunimit, me mërgatën dhe me bizneset e tjera.

Së pari ka të bëjë me investimin e drejtë për drejtë në Komunën e Gjakovës, e dyta ka të bëjë me bashkëpunimin e partneritetit publiko-privat, e treta ka të bëjë me infrastukturën në nivel të qytetit dhe të fshatrave të Komunës së Gjakovës. Këto projekte do të prezantohen me rradhe në të cilën Komuna e gjakovës do tregojë se cilat janë mundësitë që të bashkpunojnë bashkë me mërgatën të jenë pjesë e projekteve afatgjate.

Mimoza Shala, kandidate për këshilltare komunale, shpalosi shumë probleme që Gjakova përballet që shumë vite me to, ndër to përmendi edhe “Çarshinë e Gjakovës” ku tha që ka pasur shumë abuzime në atë çarshi dhe pas 17 Tetorit do të gjejnë zgjidhje për këtë qështje, por që fatkeqësiht aty e pasojnë më së shumti bizneset.

Se ku e sheh Gjakovën në vitin 2025, Kusari-Lila, tha që Gjakova do të jetë qendër e kreativitetit dhe inovacionit, e industrisë dhe do të jetë Komuna kryesore në vinë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.