Kaçanik: Kuvendi i Komunës miraton Planin e Ekzekutivit për vitin 2021

KaçanikPostuar: 14:04 / 02.02.2021

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2021, të cilën e Kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës besim Ilazi.

Me vetëm një abstenim, anëtarët e kuvendit të Komunës së Kaçanikut, miratuan Planin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2021.

Në këtë plan janë paraqitur të gjitha aktivitetet dhe projektet e parapara për realizim për vitin 2021, në të cilin përveç tjerash thuhet: “Bazuar në Statutin e Komunës së Kaçanikut, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Rregulloret e punës si dhe aktet e tjera ligjore, ekzekutivi i komunës ka hartuar Planin e Punës për vitin 2021 me qëllim të përmbushjes së synimeve dhe objektivave të parashtruara për këtë periudhë kohore.

Në këtë plan janë paraparë të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit 2021, të cilat aktivitete janë bashkërenduar në koordinim të plotë me Kryetarin e Komunës. Plani i punës për vitin 2021 është një produkt i prioriteteve tona të përbashkëta, duke adresuar dhe koordinuar përgjegjësitë sipas fushave të caktuara në kuadër të drejtorive, sektorëve, zyrave dhe zyrtarëve kompetent komunal. Realizimi i planit dhe aktiviteteve të parapara këtë vit, do të varen nga zhvillimet e situatës pandemike krijuar nga virusi COVID. Përmes politikave dhe masave të marra, Komuna po bën përpjekje për të rritur efikasitetin, trajtimin dhe cilësinë e shërbimeve publike, ashtu që qytetarët ta rrisin besueshmërinë në një qeverisje kredibile lokale”.

Anëtarët e kuvendit nga opozita, vlerësuan planin e ekzekutivit, duke e cilësuar si një plan të mirë, ndërsa shprehën shqetësimin për realizimin e tij në terren. Anëtarët e kuvendit poashtu miratuan edhe pikat e rendit të ditës: Propozim Rregullorja për organizimin , kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të administratës komunale, Draft Kodi i Etikës, Plani i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2021, Plani i punës së Komitetit për Shërbime Publike për vitin 2021, Plani i punës së Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kaçanik, për vitin 2021, Propozim Vendim për ndryshim plotësimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës 01Nr. 18863/19 të datës 28.06.2019 për formimin e komisionit të ankesave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, Rekomandimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (40 vjet), parcelat kadastrale me numrat: 402-0 dhe 403-0, në ZK Kaçanik i Vjetër, P.SH KK Kaçanik.
ndërsa nuk kaluan pikat e rendit të ditës: Rekomandimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99) vjet kompanisë “NDRIQIMI GROUP” SH.P.K, pronën komunale me Nr. 143-3, sipërfaqe 1.49.95 ha PSH, ZK Doganaj, Rekomandimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99) vjet kompanisë ”MECATYP” KS SH.P.K, Nr. 143-1, sipërfaqja, 0.93.88.5 ha, PSH, ZK Doganaj, Rekomandimi i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të favorshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99) vjet kompanisë ”MURSELI COMPANY” SH.P.K, Nr. 143-1, sipërfaqja, 0.93.88.5 ha, PSH, ZK Doganaj. Anëtarët e kuvendit poashtu u informuan edhe me pikat e rendit te ditës: Informatë e Kryesuesit të Kuvendit, për aktivitetin e Kuvendit të Komunës për vitin 2020, Informatë e DAK, për përfundimin e Periudhës së Parë të Vitit shkollor 2020-2021 si dhe Raport i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2020.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.