Kuvendi Komunal i Podujevës miraton projektbuxhetin për vitin 2022
Pas një sërë diskutimesh, Kuvendi Komunal i Podujevës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2022.
Me 18 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi Komunal i Podujevës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2022.
Në rendin e ditës ishte propozim vendimi për miratimin e projektbuxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2022 dhe parashikimet buxhetore për vitin 2023/2024.
Fatlum Osmani, drejtor për Buxhet dhe Financa, duke prezantuar projektbuxhetin për vitin 2022, theksoi se projektbuxheti është një dokument i rëndësishëm për arritjen e objektivave zhvillimore të komunës.
Projektbuxheti për vitin 2022 parashihet 23 milionë e 444 mijë e 521 euro.
12,470.000 euro - paga;
2,650,000 euro - mallra dhe shërbime;
420,000 euro - komunali;
960,000 euro - subvencione;
9,649,521 euro - shpenzime kapitale. /InfoKomuna/