Komuna e Lipjanit fiton grant prej 152 mijë euro

LipjanPostuar: 15:51 / 17.11.2021

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, Komuna e Lipjanit është kualifikuar si komunë fituese.

Komuna e Lipjanit ka përfituar grant me vlerë prej 152,568.00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in, nga indikatorët e MAPL-së.

"Kryetari Imri Ahmeti, ka uruar qytetarët për këtë performancë, duke theksuar se kjo është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët me qytetarët. Urime gjithë qytetarëve të Lipjanit!"

"Vazhdojmë dhe me tutje që Lipjanin ta bëjmë komunë edhe më të pastër", tha ai.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.