Berisha falënderon KFOR-in për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës

MalishevëPostuar: 15:57 / 31.08.2021

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur në takim komandantin e Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Adrea Bortazzo.

Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës nga koloneli Bertazzo, i cili është njoftuar nga nënkryetari Berisha, për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë.

Fillimisht nënkryetari Berisha, pasi e ka falënderuar për vizitën,  e ka njoftuar komandantin Bertazzo, për zhvillimet në Komunën e Malishevës, investimet që janë duke u bërë, si dhe me gjendjes aktuale me pandemi dhe angazhimin e komunës në menaxhimin e situatës. Po ashtu, pas interesimit të komandantit, Berisha e ka njoftuar edhe për gjendjen me zjarre gjate sezonit të verës.

Nënkryetari Berisha dhe koloneli Bertazzo, kanë biseduar edhe për çështje tjera, përfshirë edhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Në fund, nënkryetari Berisha,  ka falënderuar KFOR-in për angazhimin e tyre në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës.