Vodhën 23 mijë euro në Malishevë, hajnat lënë gjurmë të gjakut dhe të gishtërinjve

MalishevëPostuar: 10:20 / 03.06.2021

Të martën mbrëma, Zenel Morinës, në shtëpinë e tij në Lubizhdë të Malishevës, hajnat ia vodhën 18 mijë euro para të gatshme, si dhe 5 mijë euro stoli ari.

Pronari i shtëpisë tha se kur vjedhja u bë, ai ishte me familje në pushime.

“Kah ora 9 e 8 minuta përafërsisht, kanë hy prej mbrapa shtëpisë, se mali është afër 200 metra. Dhe kanë vazhduar brenda. Në bodrum, në kat të parë të dytë ku kanë vjedh e thyer.”, tha Morina.

Derisa hajnat kishin bërë përpjekje të mos xhirohen tërësisht nga kamerat, prapë ata lanë disa gjurmë.

“Po më interesantja është se kanë lënë gjurmë të gjakut brenda dhe shenja të gishtave. Edhe pse në kamera shihet se kanë pasure doreza. Po ndoshta gjatë vjedhjes I kanë hekë dorezat”, tha Morina.

Me këtë rast tanimë po merret Policia.