Bahtiri: Politikat zhvillimore të VV-së hapin rrugë për të rinjtë

MitrovicëPostuar: 11:17 / 27.09.2021

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri së bashku me deputetin Armend Muja, kanë takuar të rinj mitrovicas, me të cilët kanë folur për perspektivën e të rinjve.

"Ndejat me të rinjtë janë gjithmonë të këndshme. Ashtu ishte edhe kafja që pimë së bashku me rininë mitrovicase dhe deputetin Armend Muja. Shumë prej tyre tashmë kanë kryer shkollim, e të tjerët janë në prag të daljes në treg të punës. Ne po kujdesemi që me politikat zhvillimore të hapim rrugë për të rinjtë", ka shkruar Bahtiri në Facebook.

"Në bashkëpunim me Qeverinë Kurti do të kthehemi edhe njëherë në kohën kur të diplomuarve mitrovicas, nga fakulteti u duhej vetëm të shkonin deri në Trepçë, pjesa tjetër ishte karrierë dhe krenari", ka shkruar ai.