Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës i ftoi në kafe, thirrjes iu përgjigjen disa nga kandidatët

MitrovicëPostuar: 09:55 / 22.09.2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare janë takuar sot në orët e mëngjesit për një kafe pune.

Agolli një ditë më parë u kishte bërë thirrje Hamzës dhe Agimit Bahtirit për një kafe pune, por Bahtiri nuk i është përgjigjur ftesës.

Në takimin e sotëm të pranishëm ishin Agolli, Hamza dhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare.

“Përshëndetje z.Hamza dhe z. Bahtiri,

Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pijmë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë.

Shpresoj në ardhjen tuaj dhe ju mirëpres në takim”, kishte shkruar Agolli të martën në Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Shumica e partive politike kanë deklaruar se do të mbajnë fushatë zgjedhore vetëm pesë ditë për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.