Grupi i ekspertëve të LDK-së: Do ta bëjmë transformimin ekonomik në qytetin e Obiliqit

ObilicPostuar: 16:14 / 21.09.2021

Valon Prestreshi, i cili është pjesë e grupit të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka paraqitur planin e tij për komunën e Obiliqit dhe ka thënë se me anë të metodës OutSourcing, do ta bëjnë transformimin ekonomik në qytetin e Obiliqit.

Me anë të metodës OutSourcing, kompani të ndryshme në Kosovë punësojnë punëtor vendor nga ky më pas i eksportojnë shërbimet  e  tyre në mënyrë elektronike për kontraktorët e jashtëm.

Sipas Prestreshit, lidhur në këtë objekt do të vendosën ekspertët e rijnë të Obiliqit për të kryer shërbime të IT, marketingut digital, programimit, dizajnime, video-prodhime, 3D dhe veprimtari të ngjashme të cilat janë potencial për të kontraktuar punë nga kompanitë botërore nga Zurich, Londra, Los Angeles, New York, etj.

“Projekt idea e zyreve atraktive të bizneseve në Obiliq të cilët do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, me metodën OutSourcing. Në këtë ojekt do të vendosën ekspertët e rinjë të Obiliqit për të kryer shërbime të IT, marketingut digital, programimit, dizajnime, video-prodhime, 3D dhe veprimtari të ngjashme të cilat janë potencial për të kontraktuar punë nga kompanitë botërore nga Zurich, Londra, Los Angeles, New York, etj. Do ta bëjmë transformimin ekonomik në qytetin e Obiliqit”, ka shkruar Prestreshi në profilin e vet në “Facebook”.