Bora mbulon edhe Rugovën

PejëPostuar: 10:18 / 23.09.2021

Në disa vise kodrinoro-malore të vendit tashmë kanë filluar edhe reshje të bores.

Pas Bajgorës, bora ka mbuluar edhe Rugovën. Fotografi nga bora e parë atje janë publikuar edhe në media.

Ndryshe, sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, derisa prej të premtes dhe përgjatë fundajës do të ketë kthjellime dhe pritet të jetë më ngrohtë, ka njoftuar Prishtina Weather.

Të premten në mëngjes parashihet mot më i ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë, duke vazhduar edhe në fundjavë.

Edhe ditën e hënë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vranësirave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. /Express/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.