Pejë: Njoftim – Takimi i Komitetit për Politik dhe Financa

PejëPostuar: 15:33 / 17.03.2021

Njoftoheni se të Hënën me 22 mars 2021 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa (KPF).

Takimi mbahet  në Sallën e takimeve te KPF-së, me fillim në ora 10:00.

Në këtë takim do të shqyrtohen  raportet dhe rekomandime të dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të  rendit te ditës.

 
Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar – dhjetor 2020.
Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke, për këmbimin e pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronares znj. Mediha Hoxha, nga Peja, për rregullimin e rrugës dhe shtegut të ecjes buzë “Lumëbardhit” sipas PRRU, me interes publik.
Shqyrtimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak 2020.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
 

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet ne Prill 2021.