Përurohet rikonstruksioni i Shkollës së Mesme "Luigj Kurakuqi" në Klinë

KlinëPostuar: 15:36 / 08.09.2021

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Arsimit, Enver Gashi, drejtorin e SH.M.L. “Luigj Gurakuqi”, Xhafer Bashota, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Major Stephen Rose dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit, Edita Buçinca, ku së bashku kanë marrë pjesë në përurimin e rikonstruksionit të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Sipas zyrtarëve komunalë, ky projekt përfshinë rinovimin e sallës së edukatës fizike dhe pjesën tjetër të objektit shkollor.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Elezaj është shprehur i kënaqur që ambientet e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”, që tanimë kanë pësuar ndryshime pozitive, shumë të nevojshëm dhe theksoi se i jemi mirënjohës përfaqësuesve të partneritetit dhe Ministrisë së Arsimit për këtë investim.