Besnik Tahiri: Nisja ime në këtë garë, bërja e një komune model për të gjithë

PodujevëPostuar: 11:17 / 15.10.2021

Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, së bashku me liderin e AAK-së, Ramnush Haradinaj, në një entuziazëm, përkushtim e mobilizim të madh, takuan strukturat, kandidatët e mbështetësit në Podujevë.

Haradinaj, në fjalën e tij, theksoi se po e she një shpresë për Llapin me Besnikun dhe është koha të japin produkt dhe zhvillim. Ai ka shtuar se është një shans historike për Podujevën, për ndryshimin e madh që çon drejt zhvillimit.

“Si kryeministër kam takuar ministra, udhëheqës të ndryshëm, diplomatë, burrështetas e profesorë të tij anglezë që e kanë dhënë vlerësimin për Besnikun dhe shumica e tyre kanë thënë që: keni fat që e keni një njeri që e njeh qeverisjen lokale. Përkrahja e komunave që ka ardhur, ka qenë rezultat i Besnikut”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Besnik Tahiri ka thënë se entuziazmin dhe optimizmin që kam marrë nga ky tubim, është shtysa dhe motivi i tij për të punuar shumë për Podujevën në 4 vitet e ardhshme.

 “Nisja ime në këtë garë e ka vetëm një qëllim: rikthimin e qytetit dhe qytetarëve në vendin meritor që e kanë. Jo vetëm në portën ekonomike, por në bërjen e një komune model, jo për Besnik Tahirin, por për qytetarët, për të rinjtë e të rejat që e meritojnë këtë”, ka theksuar Tahiri.

“Nderi im më i madh në jetë, që në të gjitha sfidat, për 17 vjet kemi qenë bashkë me kryetarin Haradinaj, një njeri i cili në asnjë moment nuk është dorëzuar, një njeri që ka marrë më së shumti sulme, sepse i ka dalë vendit zot atëherë dhe tash”.

Tahri ka theksuar se lista e kandidatëve të AAK-së për asamble komunale do ta bëjë ndryshimin e madh për Podujevën.

“Jam i lumtur që krah meje kam superlistën, miq e dashamirë që e bëjnë këtë rrugën më të lehtë”, ka thënë Tahiri. /InfoKomuna/