Komuna e Podujevës dhe Ministria e Ekonomisë me marrëveshje bashkëpunimi

PodujevëPostuar: 11:53 / 08.06.2021

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, në funksion të transferimit të pasurisë jo-financiare, te Komuna e Podujevës.

Referuar marrëveshjes së nënshkruar, Komuna e Podujevës dhe Ministria e Ekonomisë, janë pajtuar për transferin e pasurisë jo-financiare nga projektet “Auditimi energjetik i ndërtesave publike dhe ndërmarrjeve tjera të obligushme për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë në objektet publike në Komunën e Podujevës”.

Kryetari Bulliqi tha se në kuadër të këtij memorandumi Komuna e Podujevës nga sot  merr përsiper menaxhimin dhe mbikqyrjen e projekteve të realizuara nga investimet e përbashkëta që ka bërë ndër vite në disa ndërtesa publike.

“Nga marrëveshjet e mëhershme Komuna e Podujevës ka realizuar projekte në fushën e efiçencës së energjisë në disa shkolla, ato përmes marrëveshjes së nënshkruar sot, do të kalojnë në kompetencën tonë dhe do të regjistrohen e mirëmbahen si asete të komunës” tha kryetari Bulliqi.

Projekti i fundit i implementuar në këtë fushë është në shkollën “Lasgush Poradeci|” në fshatin Dumnicë, ndërsa më parë projekte të tilla janë realizuar edhe në shkollat e fshatrave, Dobratin dhe Dobërdol.

Me projekte të tilla, sivjet do të vazhdohet edhe me dy shkolla tjera, në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë dhe në shkollën e fshatit Tërnavë.