Përurohet objekti i KRM “Pastrimi” në Podujevë

PodujevëPostuar: 16:19 / 11.10.2021

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A ne bashkëpunim me Komunën e Podujevës sot kanë bërë përurimin e objektit për punëtoret e KRM “Pastrimit”, ne Njësinë Operuese në Podujevë.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ku u zotua në vazhdimësinë e bashkëpunimit mes komunës dhe kompanisë me qëllim të përmirësimit dhe efikasitetit të shërbimeve të mbeturinave.

Kryetari Bulliqi i uroi gjithë punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave për objektin e ri, duke vlerësuar punën dhe shërbimet e tyre që bëjnë për të na ofruar një ambient më të pastër e më të shëndetshëm.