Ahmeti ia dorëzon detyrën Ramës: Të presin shumë punë, telefonin e kam qel me të ndihmuar

PrishtinëPostuar: 11:28 / 07.12.2021

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetarit të ardhshëm Përparim Rama.

Ahmeti me këtë rast e ka këshilluar Ramën që të flejë sonte ngase për katër vjet e presin shumë punë.

Madje ai i ka premtuar se telefonin çdo herë do ta mbajë të hapur sa herë që ai ka nevojë për ndihmë.

“Flejë sonte sepse tash 4 vjet pak gjumë do të keni. Sukses në punë”.

“Unë nuk të përzihem në punë, por telefonin qel e kam me të ndihmuar”.

Kryetari i ardhshëm, Përparim Rama ka thënë se Prishtina është qytet i karakterit unik, raporton EO.

Ai tha se do t’ia dalin 4 vjet duke shpresuar se do të qeveris edhe katër vjet të tjera.

“Mendoj që fokusi jonë do të jetë përbashkimi i të gjithëve në të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.

“Ne e kemi kaosin urban dhe duhet ta luftojmë së bashku. E di që në aspektin e financave si sfida më e madhe nuk kemi sfida. Nuk kam dyshim që do t’ia dalim 4 vjet e po ashtu edhe 8 vjet”. /EkonomiaOnline/