Komuna e Prishtinës diskuton Planin Zhvillimor Komunal

PrishtinëPostuar: 09:28 / 15.07.2021

Komuna e Prishtinës ka mbajtur diskutimin për hartimin dhe kompletimin e Planit Zhvillimor Komunal për Prishtinën

Udhëheqësi i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinator i procesit të draftimit të Planit Zhvillimor dhe hartës zonale, Florim Krasniqi bëri një përmbledhje të shkurtër të dy proceseve, si dhe prezantoj Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), për 8 vitet e ardhshme.

Gjatë procesit të hartimit të PZHK-së, që është i ndarë në tre skenarë, është formuar Komisioni, si dhe janë caktuar grupet punuese dhe Komiteti Konsultativ ku përfshihen të gjitha palët e interesit si: përfaqësues të shoqërisë civile, shoqatave, kompanive, si dhe janë mbajtur punëtori për planifikimin dhe hartimin e një plani që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës sipas agjendës dhe kritereve të Kombeve të Bashkuara.

U diskutua për planifikim hapësinor urban,si dhe mbi PZHK-në për zonat rurale të Prishtinës.

Drafti i PZHK-së do të dërgohet në Kuvend për aprovim, dhe më pas do të ketë edhe një periudhe 30 ditore për diskutim publik.