Pensionohet punëtori më i vjetër i ndërmarrjes "Termokos"

PrishtinëPostuar: 12:07 / 10.01.2022

Pas 39 vitesh përvojë e kontribut të pamohueshëm në NP “Termokos” Sh.A., sot është pensionuar, drejtori i Departamentit administrativ, Xhemajl Makolli.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Termokos”, Arsim Fetahu, duke folur për kontributin shumëvjeçar të Makollit në ndërmarrje, ka falendëruar atë për përkushtimin dhe angazhimin.

Në një ceremoni, kryeshefi Fetahu, i ka ndarë një mirënjohje për kontribut jetësor Makollit. Ndërkaq, Xhemajl Makolli i emocionuar ka falënderuar menaxhmentin dhe gjithë stafin e ndërmarrjes për përkrahjen.

Për Makollin janë ndarë disa dhurata modeste nga ndërmarrja dhe nga Sindikata e punëtorëve.
Gjatë angazhimit, që nga viti 1983, Makolli  ka ushtruar pozita të ndryshme në ndërmarrje, duke filluar nga pozita e shefit të faturimit, shefit të inkasimit, ndërsa për më shumë se 10 vite ka qenë drejtor i administratës. Përgjatë angazhimit të tij, për gati 4 dekada, Makolli është veçuar për urtësinë, përpikërinë dhe pedantërinë në punë. /InfoKomuna/