Rama: Kjo fitore është për të gjithë ju, përtej bindjeve tuaja partiake

PrishtinëPostuar: 13:12 / 19.10.2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës.

Rama, i cili u rendit i dyti në raundin e parë, shprehet i bindur se do të jetë fitues në balotazh.

“Ndjehem thellësisht mirënjohës për votën e secilit prej jush që më dha mbështetje për të shkuar në raundin e dytë. Jam i bindur se gjithë ky besim dhe dashuni që më keni dhënë këta muaj, do të kurorëzohet me fitore, më 14 Nëntor.

Unë besoj se gjërat nuk ndodhin rastësisht. Prandaj, nuk po më duket rastësi pse pikërisht në këtë moment, kaq shumë bashkëqytetarë po besojnë se Prishtinës i duhet përvoja, njohuria dhe gatishmëria ime për t’i bërë realitet planet tona konkrete për një Prishtinë më të dinjitetshme për të gjithë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve do t’ua shtrijnë dorën të gjithë qytetarëve të Prishtinës, duke shtuar se fitorja është për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve partiake.  

“Këto ditë, do t’ua shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa dallim, sepse kjo fitore është për të gjithë ju, përtej bindjeve tuaja partiake. Unë ju ftoj që t’i bashkoheni rrugëtimit tonë të fitores”, ka shkruar Rama.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.