Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën

PrishtinëPostuar: 09:50 / 23.09.2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka thënë se beson që LDK-ja do të fitojë në Prishtinë, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, Zemaj theksoi se LDK-ja jo vetëm që ka ambicie por ka edhe sondazhe pozitive nëpër disa komuna të mëdha për të fituar.

“Jo vetëm që ka ambicie, por ka edhe sondazhe pozitive, por ka edhe punë shumë edhe ka kontakte të përditshme nën masat antiCOVID, në çdo komuna apo fshat”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj gjatë intervistës në “Përballje”, në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Zemaj tha se komunat nuk janë çështje e numrit apo madhësisë së komunës, por është në interes të qytetarëve.

Në pyetjen nëse beson se do ta fitojnë Prishtinën, Zemaj tha, “Besojmë fuqishëm, sepse e kemi parë 8 vjet këtë qeverisje të LVV-së në Prishtinë”.

Me ndryshimet e mëdha në parti, Zemaj tha se pritet që LDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin. /Telegra

PodujevëKomente: 0 Gara në Podujevë, Hyseni 113 vota më shumë se Bulliqi 16:10 / 19.10.2021 Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave në Komunën e Podujevës, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror në këtë komunë ka mbetur pa u numëruar edhe një vendvotim.
GllogocKomente: 0 Sulmi fizik ndaj Xhavit Drenorit, policia jep detaje 16:00 / 19.10.2021 Policia e Kosovës ka konfirmuar se një sulm fizik ka ndodhur mes Xhavit Drenorit, kandidatit të Iniciativës Qytetare “Green për Drenas” dhe një personi tjetër.