Kastrati: Tregu multifunksional i domosdoshëm për qytetarët e Prizrenit

PrizrenPostuar: 16:39 / 22.09.2021

Kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Bajram Kastrati, ka theksuar se në dy dekadat e fundit asnjë qeveri lokale nuk ka bërë asnjë përpjekje që të ndërtojë një treg multifunksional në Prizren.

Sipas tij, kjo çështje vazhdon të jetë një problematikë, ndërsa numri i shitësve ambulantiv është në rritje në secilën lagje të qytetit. Por, një zgjidhje për këtë problematikë ka propozuar kandidati i AAK-së, Kastrati.

Ai ka thënë, se Komuna e Prizrenit posedon prona të cilat me një investim të vogël do të mund ta funksionalizonin një treg multifunksional.

Postimi i plotë:

Tregu multifunksional i domosdoshëm për qytetarët e Prizrenit.
Një treg multifunksional, me kushte dhe standarde është shumë i nevojshëm që të kemi ushqime më cilësore.

Shitje të pemëve, perimëve dhe atë të bylmetit e gjejmë në secilën rrugë dhe rrugicë të Prizrenit!

Komuna e Prizrenit posedon prona ku me një investim jo shumë të lart mund të funksionalizon një treg multifuksional.