KDI: Komuna e Rahovecit, e para për transparencë komunale

RahovecPostuar: 14:30 / 01.10.2021

Në raportin e publikuare sot nga Instituti Demokratik i Kosovës KDI, për vlerësimin e bërë sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Republikës së Kosovës për periudhën janar-qershor 2021, komuna e Rahovecit është renditur në vendin e parë me (83 pikë apo 94.32 për qind).

“Komuna e Rahovecit, gjatë periudhës vlerësuese (janar-qershor 2021) ka përmbushur plotësisht 41 nga 44 indikatorët e Transparometrit, duke u renditur në mesin e komunave më transparente”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Sipas publikimit, sfidat të cilat komunat i kanë potencuar në mospërmbushjen e indikatorëve lidhen me mungesën e bashkëpunimit ndër-institucional, me theks ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore, si janë ministritë.

Menaxhimi i uebfaqeve të komunave nga niveli komunal duhet të adresohet nga niveli qendror me qëllim të lehtësimin të procesit nga ana e komunave që në një mënyrë do të reflektonin në përmbushjen e 100 % të indikatorëve vlerësues.

Raportin e plotë Transparometri Komunal mund ta gjeni KËTU