Kryetari i Rahovecit niset drejt Kroacisë: Do t’u qëndrojmë afër të lënduarve

RahovecPostuar: 09:32 / 26.07.2021

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë rrugën për në Kroaci ku ka ndodhur aksidenti tragjik me autobus ku humbën jetën 10 udhëtarë shqiptarë dhe 44 mbetën të lënduar.

Latifi në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë që aty po shkon me qëllimin që t’u qëndrojë afër personave të lënduar dhe familjarëve të atyre që kanë ndërruar jetë.

“Do të mundohemi që të mbërrijmë sa më shpejt për t’u qëndruar afër të lënduarve dhe atyre që janë në spital dhe shpresoj që ta kapërcejnë me sa më pak pasoja”, ka thënë Latifi.

Ndryshe presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që nga sot (26 korrik 2021), të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

PejëKomente: 0 Bora mbulon edhe Rugovën 10:18 / 23.09.2021 Në disa vise kodrinoro-malore të vendit tashmë kanë filluar edhe reshje të bores.