Më 3 dhjetor mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit

RahovecPostuar: 10:37 / 24.11.2021

Më 3 dhjetor (e premte) në Rahovec mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal. Në këtë rast bëhet betimi dhe nënshkruani i deklaratës për marrjen e detyrës së anëtarit/ës të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

"Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, institucionet komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, institucionet fetare, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së, mediat e shkruara, mediat elektronike dhe të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar, se me datën 3 dhjetor 2021, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, duke filluar nga ora 10:00", thuhet në njoftim.

Në këtë seancë do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, do të bëhet dhënia e betimit të anëtarëve të ri të zgjedhur të Kuvendit dhe dhënia e deklaratës së betimit solemn të Kryetarit të zgjedhur të Komunës.

Rendi i ditës:

10:00 – 10:15 – Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve të tjerë;
10:15 – 10:45 – Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të kuvendit;
10:30 – 10:45 – Kryesimi i mbledhjes nga më i vjetri i Kuvendit të Komunës:
Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës;
Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës;
10:45 – 11:00 – Fjala Përshëndetëse e Kryetarit të Komunës;
11:00 – 11:15 – Mbyllja e seancës.

SuharekëKomente: 0 Betohet kryetari i Komunës së Suharekës 12:08 / 26.11.2021 Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar komune si dhe për kuvend komunal i hapet rruga procesit të konstituimit të institucioneve.