Shtime: Qatar Charity dhe Komuna e Shtimes shpërndajnë 150 pako ushqimore për familjet në nevojë

ShtimePostuar: 13:53 / 18.03.2021

Shtime, 17 mars 2021 – Qendra për Punë Sociale në Komunën e Shtimes ka bërë pranimin e 150 pakove ushqimore si dhe pakove dimërore duke realizuar kështu së bashku projektin e nënshkruar ditë më pare nga kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe në anën tjetër nga donator Qatar Charity, “ Përkrahje dimërore Kosova 2021”, projekt ky, që sot u realizua nga Qatar Charity në bashkëpunim me Komunën e Shtimes ku edhe bënë shpërndarjen tek 150 familje me kushte të rënda ekonomike.

Kryetari Ismajli e ka përshëndetur dhe falënderuar donatorin Qatar Charity në emër të qytetarëve të komunës së Shtimes për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm karshi kërkesave tona.