Skenderaj: 8 milion euro investime nga KEDS në Skenderaj gjatë viteve 2021-2022

SkënderajPostuar: 13:39 / 18.03.2021

I pari i komunës, Bekim Jashari, sot priti në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan OZ, bashkë me ekipin e tij, me të cilët biseduan rreth bashkëpunimit në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të komunës sonë.

Skenderaj: 8 milion euro investime nga KEDS në Skenderaj gjatë viteve 2021-2022


I pari i komunës, Bekim Jashari, sot priti në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan OZ, bashkë me ekipin e tij, me të cilët biseduan rreth bashkëpunimit në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të komunës sonë.

Sipas kërkesave të bëra nga Kryetari Jashari, gjatë vitit të kaluar, në këtë takim nga OZ, Jashari mori lajmin që KEDS ka miratuar kërkesat për investime në komunën tonë dhe kështu gjatë këtij vitit kjo kompani do të investojë në rrjetin elektrik 5.5 milion euro, ku do të përfitojnë 8500 konsumator të komunës sonë.

“Kështu përmes këtyre investimeve do të kemi një infrastrukturë më të mirë dhe shërbime më cilësore nga KEDS. Investimet e KEDS konform kërkesave tona do të vazhdojnë edhe vitin që vjen me një vlerë monetare prej 2.2 milion euro”, tha Kryetari Jashari.

Jashari në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt, falënderoi KEDS-in për bashkëpunimin dhe investimet që do t’i bëjnë një komunën tonë sipas kërkesave që ai i ka adresuar tek kjo kompani.