Mërgimtarët u ankuan për kushte jo të mira në objekt, kryetari del në vendngjarje

SuharekëPostuar: 11:06 / 16.07.2021

Mërgimtarët janë ankuar se në Qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve në Suharekë nuk ka kushte të mira puna dhe se temperaturat në objekt janë të larta për shkak të dëmtimit të klimatizimit.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka dal në terren ku është njoftuar me situatën.

Muharremaj ka kërkuar nga MPB që të reagojë dhe të iu mundësojë kushte ideale mërgimtarëve.

“Apeloj tek Ministria e Punëve të Brendshme, që të mundësoj kushte për punë tek Qendra për paisjen e dokumenteve dhe regjistrimin e automjeteve në Suharekë.

Qytetarët janë ankuar e sidomos mërgimtarët, për kushte jo të mira, sidomos për temperaturat e larta brenda objektit, i cili e ka të dëmtuar sistemin e klimatizimit.

Të gjitha institucionet duhet të kemi shërbime sa më të avansuara” shkruan Muharremaj në reagim.