Suharekë: Digjet një kasolle, brenda saj gjenden eshtrat e një personi

SuharekëPostuar: 11:29 / 07.10.2021

Në fshatin Nëpërbisht është djegur një kasolle. Brenda saj janë gjetur disa eshtra që dyshohet se janë të pronarit të kësaj kasolle.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Osmanollaj tha se sipas informacioneve pronari i kasolles ka jetuar i vetëm.

“Rreth orës 07:44 min, policia ka pranuar informacion se në afërsi të fshatit Nëpërbisht KK Suharekë, ka një incident zjarri. Pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar së një kasolle është duke u djegur dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilat e kanë lokalizuar zjarrin”.

” Fillimisht është provuar të kontaktohet me pronarin e kasollës por i njëjti nuk është përgjigjur. Në brendësi të kasollës së djegur janë gjetur eshtra që besohet se janë eshtra njeriu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe të forenzikës. Sipas informacioneve të para thuhet se pronari ka jetuar i vetëm në atë kasolle. Për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”.